Alon Ben Meir

Alon Ben Meir: Albin Kurti qëndroi në Amerikë në një vizitë jo zyrtare, por dihet se Amerika nuk e simpatizon atë

Mos-takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nuk do të thotë se është shpërfillur, ka thënë eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, pasi v izita e Kurtit nuk ishte zyrtare. Presidenti amerikan nuk takohet me asnjë kryetar shteti vetëm sepse ata kanë ardhur në Amerikë për çfarëdo qëllimi. Por po kështu dihet se Amerika nuk është simpatizuese e kryeministrit Kurti dhe  kjo mund të ishte edhe arsyeja e mos pranisë së Kurtit në Samitin e shumëpërfolur, atë për Demokraci, në dhjetor të vitit 2021, ku ishin të pranishëm 100 vende. Më pas kryetarja Vjosa Osmani, ishte e ftuar në Samit, që në një farë mënyre ishte një shuplakë për Kurtin, ka saktësuar Alon Ben Meir.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …