Alon Ben-Meir

Alon Ben-Meir: Albin Kurti, të dëgjojë Amerikën dhe të bëjë përpjekje për normalizimin marrëdhënieve me Serbinë

Eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Lindjes së Mesme, Alon Ben-Meir, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dëgjojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të bëjë përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë. Ben-Meir thekson se Kurti duhet të tregojë se po bën atë që mundet dhe të bëjë presion mbi Serbinë. Sipas ekspertit amerikan të çështjeve politike, nëse kryeministri i Kosovës e bën këtë, do të fitojë mbështetje shumë më të madhe nga Perëndimi-Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera. Ai thekson se me gjitha këto masa, beson që Kosova përfundimisht do të integrohet në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …