Alon Ben Meir: Joe Biden duhet të dërgojë porosi të qartë Vuçiqit se pavarësia e Kosovës nuk do të negociohet kurrë

Alon Ben Meir: Asociacioni është një nga marrëveshjet më delikate dhe të ndërlikuara që është nënshkruara nga Kosova e Serbia

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir  ka deklaruar se Marrëveshje për Asociacionin po kundërshtohet fuqishëm pasi edhe më parë janë gjetur shkelje te Kushtetutës së Kosovës. Ben Meir u shpreh se zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit të vitit 2015 zvogëlon sovranitetin e Kosovës. “Edhe pse Kosova është nën presion për të zbatuar Marrëveshjen e Asociimit të vitit 2015, unë pajtohem që një Asocim i tillë minon sovranitetin e Kosovës mbi komunat me shumicë serbe”, u shpreh eksperti amerikan. Sipas tij, shteti serb po këmbëngul në këtë marrëveshje vetëm për të rritur ndikimin e saj në Kosovë. Ky ka qenë gjithmonë qëllimi dhe nuk ka gjasa të ndryshojë. Insistimi i disa zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për të krijuar këtë asociacion është i gabuar, ka saktësuar Alon Ben Meir.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …