Eksperti amerikan për Ballkanin, njëherit profesor, Alon Ben Meir, ka komentuar propozimin për ndryshimin e emërtimit të Liqenit të Ujmani në “Liqeni Presidentit Tumpit”. Ai këtë reagim e bëri pasi që kryeministri Hoti e mbështeti një gjë të tillë, të propozuar nga i dërguari i Posaçëm i kryetarit amerikan, Richard Grenell. Eksperti amerikan tha se Hoti duhet të ndihet i turpëruar që ka lejuar Trumpin ta manipuloj deri në këtë shkallë. Ai tha se një veprim i tillë ç’nderon shtetin e Kosovës. Ai gjithashtu kërkoi nga shqiptarët e Kosovës ta refuzojnë vendimin e gabuar të Hotit për të riemërtuar Liqenin ose përndryshe të kërkojnë dorëheqjen e tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …