Alon Ben Meir: Kosova dhe Serbia duhet ta dinë se pesë shtetet e NATO-s dhe Quinti-t janë aleatët e tyre

Alon Ben Meir: Kosova dhe Serbia duhet ta dinë se pesë shtetet e NATO-s dhe Quinti-t janë aleatët e tyre

Profesori amerikan, Alon Ben Meir, ka komentuar deklaratën e vendeve të QUINT-it rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.Ben Meir ka shkruar se nëse Kosova dhe Serbia dëshirojnë të jenë në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë menjëherë dialogun. “Kosova dhe Serbia duhet ta dinë se pesë shtetet e NATO-s dhe Quinti-t (SHBA, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe) janë aleatët e tyre, dhe nëse ato nuk duan pengesa në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, duhet të përfshihen në dialog të ndërmjetësuar, i cili ka ngecur që nga viti i kaluar”, ka shkruar profesori amerikan. Ben-Meir është një ekspert për politikat dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve. Gjatë dy dekadave të fundit, Ben-Meir është përfshirë drejtpërdrejt në negociatat për paqe ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …