Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka shkruar se nuk ka të ardhme të Serbisë në Bashkimin Evropian pa njohjen e Kosovës dhe ndërprerjen e lidhjeve miqësore me Putinin. “Megjithëse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia u zotua të mos vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë. Pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që Serbia duhet të qëndrojë larg Putinit, Beogradi zyrtarisht deklaroi se Rusia është aleati më i mirë i Serbisë dhe mbron integritetin territorial të saj, duke iu referuar pavarësisë së Kosovës. cE vërteta është se Serbia nuk do të ketë të ardhme perëndimore nëse ata i kthejnë shpinën BE’së dhe SHBA’ve. Beogradi duhet sa më shpejt dhe jo vonë të njohë realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe se një e ardhme në BE nuk është e mundur nëse qëndroni miq të ngushtë me Putinin” ka shkruar Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …