Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kurtit për skenat e djeshme tek “1 Tetori”. Me anë të një postimi në rrjetin social, Ben Meir ka thënë se pamjet e djeshme shpërfaqin dështimin e Qeverisë për të trajtuar siç duhet procesin e vaksinimit. Ai tutje ka thënë se kjo po ashtu është shenjë që Kurti duhet të merret me punët e brendshme dhe ato që prekin qytetarët e Kosovës e jo përzihet në çështje të shteteve tjera, siç ishte rasti në zgjedhjet e Shqipërisë. “Është e papranueshme që Kosova ka vaksinuar vetëm 14 përqind të popullsisë së saj, dhe duhet t’i japë përparësi vaksinimit të popullatës së saj më të prekshme, të moshuarve”, ka shkruar ai.
