leoni

Alon Ben Meir

Alon Ben Meir: Serbia në lidhje me Kosovën duhet ta ndjek shembullin e Gjermanisë

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka thënë se Serbia në lidhje me Kosovën duhet ta ndjek shembullin e Gjermanisë, e cila ka kërkuar falje për krimet në luftën e Dytë Botërore. Profesori, Ben Meir thotë se Serbia duhet të kërkojë falje për mizoritë e shkaktuara ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftën e fundit, nëse aspiron integrimin në BE. Me kërkim faljen ndaj viktimave të luftës do të hapte një faqe të re drejt njohjes së Kosovës dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vende. “Nëse Serbia ende aspiron të integrohet në BE, ajo duhet të pajtohet me mizoritë që bëri ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të hapë një faqe të re duke njohur Kosovën dhe normalizuar marrëdhëniet e saj në çdo nivel”, ka thënë Ben Meir.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …