Alternativa për Ndryshim e udhëhequr nga Shqiprim Arifi ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës. Sipas rezultateve të para preliminare dhe ende që po vijojnë të përpunohen, APN ka fituar 4 mijë e 205 vota, duke pasur një diferencë të theksuar ndaj partive të tjera. E dyta është radhitur Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës me 2 mijë e 792 vota. Në vendin e tretë është Partia për Veprim Demokratik e udhëhequr nga Ardita Sinani me 2 mijë e 93 vota. Me këtë rezultat APN pritet sërish do të drejtoj komunën me kryetarin e deritanishëm Shqiprim Arifi, por duke siguruar koalicionin me njërën nga katër partitë që kanë fituar numrin e konsiderueshëm të votave.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …