Alternativa Shqiptare në Mal të Zi, ka bërë të ditur se prej 10 majit të këtij viti ka zyrtarizuar hapjen e degës së vet në Komunën e Plavës. Themelimi ndodhi si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet drejtuesve të Iniciativës Qytetare nga Plava, të drejtuar nga z. Ibër Hoti, dhe deputeti tonë, z. Nik Gjeloshaj. Ne si subjekt, vlerësojmë maksimalisht angazhimin e z.Hoti, si një profesionist i fushës së politikës me përvojë të gjatë në subjekte nacionale në trevat e Republikës së Kosovës dhe më gjerë. Këtë e dëshmoj edhe me angazhimin e tij në vendlindje në grupin qytetarë Iniciativa Qytetare në Komunën e Plavës. Z.Hoti është i vetmi këshilltarë nga subjektet nacionale në këtë komunë, që në të ardhmen do të përfaqësojë Alternativën Shqiptare, si kryetarë i degës për Plavën dhe anëtarë i kryesisë së Alternativës Shqiptare. Për faktet e lartpërmendura e shumë fakte tjera të njohura për opinionin e gjerë, Kryesia e Alternativës Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur ditën e martë, më: 10.05.2016, mori vendim që të zyrtarizojë hapjen e degës së saj për Komunën e Plavës. Jemi shumë të vetëdijshëm që subjektet nacionale në Mal të Zi, në masë të tepruar janë të shpërndarë në shumë grupacione, që si rezultat i saj kemi defaktorizimin tonë si komb. Për ne kjo është e papranueshme, prandaj edhe ky fakt e dëshmon që Alternativa Shqiptare përherë ka qenë e hapur për çfarëdo lloj bashkëpunimi që çon në unifikimin e faktorit shqiptarë në trojet etnike në Mal të Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …