Kreu i Prokurori i SPAK-ut në Shqipëri, Altin Dumani, ka treguar se qytetet më problematike sa i përket numrit të vrasjeve janë Durrësi, Fushë-Kruja, Fieri, Vlora, Shkodra dhe Elbasani. Dumani tregoi gjithashtu se trafiku i narkotikëve është problematik në qytetet si Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri dhe Kurbini.Ai deklaroi se grupet kriminale shqiptare në mbarë botën janë sofistikuar dhe kanë marrë pozicion dominues edhe në tregtinë e kokainës. Lidhur me tipologjinë, hetimet e 2023 tregojnë se grupet kriminale janë sofistikuar në trafikun e drogërave të forta dhe duke pasur pozicion dominues edhe në trafikun e kokainës. Duhet cilësuar si shqetësim edhe veprimtaria e grupeve kriminale që operojnë përmes call centerave, duke mashtruar shtetasit e BE. Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një situatë shqetësuese në qytete si Vlora, Fieri, Elbasni, Tirana, Durrësi, Gjirokastra, Shkodra, Kurbini dhe Fushë-Kruja. Në Tiranë dhe qytetet bregdetare grupet merren kryesisht me pastrimin e parave, ndërsa trafiku i narkotikëve është shfaqur problematik në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Vrasjet dhe tentativat për vrasje janë më të shpeshta në Durrës, Fushë-Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Në Fushë-Krujë është e pranishme tregtia e armëve, lëndëve shpërthyese dhe makinave të vjedhura që përdoren në ngjarje kriminale”, tha Dumani. (DITA)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …