Ambasada amerikane në Tiranë përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen në postin e Kryeprokurorit të ardhshëm të SPAK-ut.

Altin Dumani: SPAK ka sekuestruar 150 milionë euro dhe ka zbuluar lidhje mes zyrtarëve dhe krimit të organizuar

Në seminarin e organizuar nga Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Kuvendin e Shqipërisë, drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi se institucioni ka arritur progres të ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas tij, SPAK ka ndjekur një numër të madh çështjesh penale për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë në të gjitha nivelet e pushtetit dhe ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafik narkotikësh e krime të dhunshme. Dumani raportoi se janë konfiskuar dhe sekuestruar asete me vlerë deri në 150 milionë euro. Hetimet kanë zbuluar lidhje të shumta mes zyrtarëve dhe grupeve kriminale, ndërsa bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë një shtyllë kyçe për suksesin e Prokurorisë së Posaçme. Dumani theksoi krijimin e 32 skuadrave të përbashkëta me vende të BE-së dhe rajonit, të cilat po punojnë për hetimin e veprave të rënda penale. Si sfidë kryesore, ai përmendi ruajtjen e pavarësisë institucionale të SPAK-ut dhe kërkoi ndryshime në Kodin Penal për të rritur pragun e aktit korruptiv që i takon këtij institucioni, duke i mundësuar fokus më të madh në çështjet komplekse.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …