Altin Jakup Krasniqi, tregon se ka marrë bekimin e babait të tij, që të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës

Altin Jakup Krasniqi, tregon se ka marrë bekimin e babait të tij, që të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës

Lidhur me aderimit në PDK, Altin Krasniqi, ka bërë me dije se ka marrë bekimin e babait të tij që të jetë pjesë e partisë se drejtuar Memli Krasniqi. Vendimi për të pranuar kandidimin si deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës erdhi pas konsultimeve të kujdesshme dhe me miratimin e plotë të babait, familjes dhe miqve tanë që na kanë mbështetur dhe na kanë  qëndruar pranë gjatë këtyre katër viteve, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë

Babai im, Jakup Krasniqi, ka pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm, në rrethana shumë më të vështira se ato në të cilat gjendemi sot. Me bindje të plotë mund të them se ai e ka përmbushur obligimin e tij me nder dhe dinjitet, ashtu siç e kërkonin rrethanat e kohës.

Ai filloi aktivitetin e tij në shërbim të vendit dhe popullit që në vitet e 70-ta. Në vitet e 80-ta, u arrestua dhe u dënua me 15 vite burgim, vetëm sepse refuzoi të nënshtrohej. Gjatë viteve të burgut, ai mbajti një qëndrim të palëkundur, duke treguar forcën e tij shpirtërore dhe përkushtimin ndaj idealeve të tij. Pas lirimit, ai edhe më fuqishëm vazhdoi angazhimin e tij në shërbim të popullit dhe vendit të tij.

Gjatë luftës, megjithëse në rrethana mjaft të vështira për vendin dhe njerëzit që jetonin në Kosovë, si dhe për faktin që familja e ngushtë dhe gjerë gjendej aty, ai mori përsipër përgjegjësi jo të lehtë, duke qenë zëdhënës i UÇK-së, zëdhënës i lirisë së vendit, pjesëtari i parë i UÇK-së që doli para popullit dhe botës pa maskë e pa nofkë, për të paraqitur vizionin dhe qëllimet e luftës çlirimtare.

Pas luftës, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Kosovës, për zhvillimet politike dhe shoqërore, si dhe për progresin që vendi ka bërë ndër vite. Gjatë gjithë jetës së tij, ai mbeti besnik ndaj qëndrimeve dhe bindjeve të tij, një vlerë të cilën e kam synim ta ndjek edhe unë.

Sot, jam kthyer në partinë, që babai im ishte një nga themeluesit e saj ku dhe ka dhënë një kontribut të madh. Si anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ai ka mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore dhe politike, si ministër, deputet dhe kryetar i Kuvendit duke u përpjekur gjithmonë të japë më të mirën e tij. Si ai, edhe unë përpiqem të jap kontributin tim në rrethanat e reja të Kosovës, duke besuar se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet një forcë kyçe në proceset e shtetndërtimit. Kam zgjedhur këtë subjekt sepse synimi i tij ka qenë dhe është gjithmonë të sjellë ndryshime pozitive,  një mision që sot sigurisht  është më i lehtë se sfidat e mëdha të së kaluarës.

Në këto rrethana të reja, populli dhe vendi kërkojnë një politikë të re, një angazhim të ri dhe një vizion të ri. Jam i gatshëm t’i shërbej vendit tim, ashtu siç bëri dhe vazhdon të bëjë babai im.

Vendimi për të pranuar kandidimin si deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës erdhi pas konsultimeve të kujdesshme dhe me miratimin e plotë të babait, familjes dhe miqve tanë që na kanë mbështetur dhe qëndruar pranë gjatë këtyre katër viteve.

Kontrolloni gjithashtu

Studimi i së ashtuquajturës ‘Akademi e Studimeve Shqiptare’ në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, masakron historinë e LANC-it

Historianë dhe studiues gjysmakë,  me prejardhje balliste e profashiste,  në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë …