Altin Krasniqi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet dhe i votuar gjerësisht në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka reaguar pas mbajtjes në paraburgim në Hagë të disa prej krerëve të UÇK-së. Ai ka shprehur mbështetje të fuqishme për ata që e ndihmuan ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe që sakrifikuan për lirinë e tij. Altin Krasniqi ka theksuar se meritat e atyre që kontribuuan për shtetin e Kosovës nuk mund të zbehen nga askush. Ai ka theksuar se historia nuk shkruhet me mohime dhe paragjykime, por me vepra dhe qëndrueshmëri. Krasniqi ka shtuar se kushdo që tenton të zhvlerësojë këto vlera, përforcon vetëm unitetin e popullit të Kosovës për t’i mbrojtur dhe nderuar këta krerë të luftës dhe të shtetit-bërjes së Kosovës.
