Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë tek autoritetet kompetente nëse shohin ndonjë rast të shkeljeve të ligjit gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme varen nga individët, si dhe nga organizata. Monitorimi i zgjedhjeve ndihmon për të siguruar që ato janë të lira. Nëse ju si qytetar shihni një akt kërcënimi, blerje votash ose shkelje tjetër, mund ta raportoni atë tek autoritetet”, është thënë në mesazhin e Ambasadës së ShBA-së të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …