Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë, masë kjo që e vendosi mbrëmë Qeveria në detyrë e Kosovës. Në një kumtesë të sotme për media nga kjo ambasada amerikane ka kundërshtuar ashpër këtë vendim të kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti. “Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja, sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …