Pjestarëve të Policisë së Kosovës më një urdhëresë u ndalohet të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale

Ambasada amerikane është duke shqyrtuar vazhdimin e trajnimeve të Policisë së Kosovës, por aktualisht, nuk ka ndonjë vendim

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se është duke shqyrtuar vazhdimin e trajnimeve të Policisë së Kosovës dhe se, aktualisht, nuk ka ndonjë vendim. Disa media në Kosovë raportuan se Amerika i ka ndërprerë për një kohë trajnimet e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, si formë e sanksionimit, pas mbylljes së disa komunave paralele serbe në veri të vendit.

Policia, përmes një njoftimi për media, e mohoi këtë, duke thënë se pjesëtarët e saj vazhdojnë të trajnohen nga partnerë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Nga Ambasada amerikane kërkuan, po ashtu, që REL-i t’i referohet një deklarate të saj të lëshuar më 30 gusht, në të cilën thuhej se veprimet e Qeverisë së Kosovës “do të ndikojnë në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementet e saj vartëse”. Në atë deklaratë, Ambasada amerikane tha se Qeveria e Kosovës “instrumentalizon” Policinë për të kryer veprime të pakoordinuara. Reagimi i saj erdhi në ditën kur autoritetet e Kosovës mbyllën disa institucione në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe – me arsyetimin se funksiononin jashtëligjshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Eman Rrahmani e Visar Korenica, ia kanë hedhur poshtë Qeverisë Kurti propozimin për shkarkimin e vetëm një anëtareje të OSHP-së

Deputetët, Visar Korenica e Eman Rrahmai nuk do të marrin pjesë në asnjë votim, pa u kthyer në shkollë vajza me shami

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani kanë bërë me dije se nuk …