Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. “Ne festojmë së bashku me qytetarët e Kosovës në këtë 12-vjetor të Pavarësisë”, thuhet në urimin e Ambasadës. 12 vjet më parë, pra më 17 shkurt të vitit 2008, u shpall Pavarësia e Kosovës, kështu duke i dhënë fund një kapitulli të gjatë të shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë. Deklarata e Pavarësisë u bazua në Planin Gjithëpërfshirës të presidentit Marti Ahtisaari, si dokument i koordinuar mes autoriteteve të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian, që e njohën shtetin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …