Pas deklaratës së emisarit special amerikan, Gabriel Escobar, se në rast se Qeveria e Kosovës nuk do që të jetë pjesë e procesit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, atëherë për këtë do të diskutohet me “partnerë alternativë”, ambasada e SHBA-së konfirmoi se tashmë ka shpërndarë disa ftesa për grupe të ndryshme të shoqërisë për të diskutuar mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ende s’është bërë publike lista e plotë me emrat e të ftuarve, por dihet se në takimin e 31 janarit do të jenë të pranishëm liderët e shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë të huaj të akredituar në vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …