Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka shpërndarë deklaratën e Samitit të NATO-s në Washington për Kinën. Në deklaratë thuhet se Republika Popullore e Kinës është bërë një nxitëse vendimtare e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. “Kinezët po bëjnë çmos për ta portretizuar veten si neutralë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Realiteti është se Kina ka marrë një anë. Kina po ofron komponentë shumë kritikë me përdorim të dyfishtë për rusët” thuhet në deklaratën që ka shpërndarë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …