Ambasada amerikane në Prishtinë, të martën më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ambasada ka theksuar se në këtë takim kanë ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, për të diskutuar këtë çështje me rëndësi. Ambasada ka thënë se synim i saj është “të avancojë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja. Republika e Kosovës ka marrë obligim themelimin e Asociacionit fillimisht në vitin 2013 kur është nënshkruar marrëveshja e parë për Asociacionin dhe më pas në 2015 pas rishikimit të marrëveshjes. Kosova duhet t’i përmbahet marrëveshjes dhe normalisht duhet evituar humbjen e mëtejshme të kohës në këtë drejtim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …