Ambasada amerikane: Do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që nxisin dhunë, apo shkelin ligjin, në fushatën zgjedhore

Ambasada amerikane në Shqipëri ka njoftuar se asnjë nga ish-zyrtarët e shpallur “non grata” nga DASH, nuk do të falet

Ambasada amerikane  në Shqipëri ka njoftuar se asnjë nga ish-zyrtarët e shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në kuadër të luftës kundër korrupsionit nuk do të falet. Kjo ambasadë ka shkruar se nuk planifikon asnjë kthim vendimi për rastet e përcaktuara deri më tani nga Ligji 7 mijë e 31. Numri i faljeve që po përgatiten për t’u bërë për personat e përcaktuar si të korruptuar është zero, është thënë në postimin e ambasadës, duke lënë të kuptohet se vendimi për Sali Berishën nuk do të ndryshojë. Në një përgjigje për “Zërin e Amerikës”, zëdhënësi i Departamentit Ned Price, ka thënë se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara” ndaj ambasadores, Yuri Kim nga Sali Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …