Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar disa foto të reja, të pashfaqura më parë nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2021”. Sipas njoftimit, stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore. “Gjatë muajit të fundit, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë. Stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore. Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor ‘Defender Europe 2021’ do të vazhdojë përgjatë dy javëve të ardhshme”, njofton Ambasada amerikane. “Defender Europe 2021” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore. Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …