Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagon për herë të parë pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Ambasada sqaron se votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore. Shtetet e Bashkuara urojnë qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 2017. Votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit. Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre.
Vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve. Zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime. Edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.