Ambasada amerikane në Prishtinë është zhgënjyer me veprimet që kanë ndërmarrë kryetarët serbë në Veri të Kosovës, duke veçuar faktin se në këtë kohë, nuk është e favorshme të merren këso vendime, sepse këto çështje më së miri zgjidhen me dialog mes dy vendeve. Autoritetet e larta të Bashkimit Evropian edhe pse përkrahin hapur Serbinë ende nuk i kanë komentuar dorëheqjet e serbëve në komunat veriore, por ato u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që në mënyrë urgjente ta ndërpresin taksën 100 % në mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë.
