Ambasada angleze në Kosovë ka deklaruar se takimi i nesërm që pritet të mbahet ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq është një mundësi e mirë për t’i ulur tensionet dhe për t’i normalizuar marrëdhëniet. Kurti dhe Vuçiqi do të takohen të enjten në mëngjes në Bruksel, ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesi i lartë të BE-së. “Udhëheqësit tani kanë mundësinë dhe përgjegjësinë në bisedimet e tyre në Bruksel për të vënë qytetarët e tyre në radhë të parë, për të forcuar më tej arritjet e deritanishme në dialog dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka njoftuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …