Ambasada e Britanisë së Madhe, në Prishtinë, ka deklaruar se në këtë kohë krize me pandeminë nuk është koha për manovrime politike dhe se Kushtetuta e Kosovës duhet të jetë udhërrefyes nga qeveria në detyrë apo nga një qeveri e re. “Pas votës së mosbesimit në Kuvend, Mbretëria e Bashkuar fton që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet dhe që vendimet të merren shpejt, në mënyrë që t’i mundësohet qeverisë në detyrë, ose asaj të re, që mbrojtja e jetës së qytetarëve të jetë konsiderata kryesore. Mbretëria e Bashkuar, është pranë popullit të Kosovës dhe të rajonit gjatë kësaj krize globale”, thuhet në deklaratë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …