Ambasada britanike: Britania nuk e mbështet opsionin e ndërrimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë

Ambasada britanike: Britania nuk e mbështet opsionin e ndërrimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë

Ambasada britanike ka paraqitur qëndrimin e saj ndaj idesë për ri definimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë. Në deklaratën e saj thuhet se Britania e Madhe nuk e mbështet opsionin e ndërrimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Ne besojmë se thirrjet për rihartimin e kufijve shtetërorë mund të jenë destabilizuese. Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja me qëllim të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që përfitojnë të dyja vendet. Siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, për stabilitetin dhe për prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së shteteve të pavarura sovrane brenda kufijve të tyre të tanishëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Qasja e Kurtit ndaj mediave ngjan me liderët autoritarë si Viktor Orban e të tjerë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për bojkotin e …