Ambasada britanike: Ne kemi këshilluar të shmangen udhëtimet në komunat veriore, përpos atyre të domosdoshmëve

Ambasada britanike: Ne kemi këshilluar të shmangen udhëtimet në veri, përpos atyre të domosdoshmëve

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas një njoftimi të botuar, i marrë nga faqja e Zyrës së Jashtme të Britanisë, ku vizitorët britanikë këshillohen t’i shmangin vizitat në veri të Kosovës, për shkak të tensioneve të vazhdueshme ndër vite. “Media të ndryshme kanë raportuar se Mbretëria e Bashkuar ka këshilluar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi këshilluar të shmangen udhëtimet në komunat veriore, përpos atyre të domosdoshmëve, për shumë vjet, për shkak të një numri të incidenteve të dhunshme të lidhur me krimin e organizuar në veriun e Kosovës, dhe për rrezikun e vazhdueshëm të  këtyre strukturave”, thuhet në reagim. Më tutje, Ambasada e Britanisë thotë se njoftimin për kujdes në veri e përditësojnë kohë pas kohe. “Ne e mbajmë këtë dhe këshillat e tjera të udhëtimit në rishikim konstant dhe i përditësojmë ato”, thuhet në reagimin e ambasadës”, thuhet më tutje në këtë reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …