Ambasada britanike thotë se do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet politike, pas dorëheqjes së Haradinajt

Ambasada britanike thotë se do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet politike, pas dorëheqjes së Haradinajt

Ambasada britanike në Kosovë ka thënë se do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet politike, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ambasada ka thënë se është në dijeni për ftesën e Haradinajt nga Gjykata Speciale mirëpo kjo është “çështje për Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe nuk do të ishte me vend të komentojmë më shumë në këtë kohë”. Sa i përket mundësisë së organizimit të zgjedhjeve të parakohshme, zëdhënësi i kësaj ambasade, Samuel Paice, ka vlerësuar se për këtë çështje duhet të vendosin institucionet e Kosovës. “Kushtetuta e Kosovës qartëson procesin që duhet ndjekur në rastin e dorëheqjes së kryeministrit, dhe për shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme. Në përputhje me këtë, kjo është çështje për të cilën duhet te vendosin institucionet e Kosovës”, është thënë ndër të tjera në përgjigjje.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …