Ambasada e Amerikës dhe OSBE-ja u kanë bërë thirrje të gjitha partive politike të Kosovës t’i ndërpresin të gjitha format e frikësimeve politike, duke thënë se garuesit politik kanë të drejtë elementare demokratike për të zhvilluar fushatë bazuar në idealet e tyre për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe duhen të jenë në gjendje ta ushtrojnë këtë të drejtë pa qenë të kërcënuar apo të frikësuar. “Ftojmë të gjithë liderët politik që t’i refuzojnë dhe t’i dënojnë të gjithat format e frikësimeve, kurse nga Task Forca Zgjedhore presim që në përpikëri t’i hetojë të gjitha raportet e çfarëdo përpjekjeje të marrë për ta manipuluar këtë proces demokratik”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Ambasadës amerikane dhe OSBE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …