Gjatë muajve të fundit, krerët qeveritarë dhe militantët e Vetëvendosjes, kanë ndërmarrë një fushatë të ashpër kundër Gjykatës Kushtetuese, madje duke e etiketuar si jo-kredibile e të korruptuar, pastaj edhe penguese të reformave në drejtësi. Më të zhurmshmit në këtë drejtim janë: Albin Kurti, Besnik Bislimi, dhe Albulenë Haxhiu. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, nuk i ka komentuar konkretisht këto sulme, megjithatë, ka ritheksuar, mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura gjyqësore të Kosovës që ofrojnë drejtësi për të gjithë qytetarët. Po ashtu, Uashingtoni zyrtar e shpreh qartë se pavarësia e gjyqësorit është një gur themeli i demokracisë, dhe ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës për të promovuar dhe forcuar sundimin e ligjit”. Zëvendësi i Albin Kurtit Besnik Bislimi, Gjykatën Kushtetuesen e sulmoi dhe e denigroi një intervistë për “Radio Gorazdevcin”. Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar Gjykatën Kushtetuese si një prej institucioneve që po pengon jo vetëm reformën në drejtësi, por edhe në fusha të tjera.
