Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se Departamenti Amerikan i Shtetit është duke punuar ngushtë për të ulur korrupsionin edhe në Kosovë. Ambasada thotë se pos Kosovës të përfshira në këtë bashkëpunim janë dhe shtete tjera të botës. Korrupsioni minon demokracinë, nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon sigurinë globale”. Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me partnerë anembanë globit, përfshirë Kosovën, për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovimin e transparencës dhe fuqizimin e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura për të ekspozuar korrupsionin dhe për të avancuar reformat”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Kontrolloni gjithashtu
John Bolton parashikon kthimin e opsionit për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton, kishte paralajmëruar se mund të rikthehet ideja për …