Ambasada e Britanisë së Madhe, në Prishtinë është shprehur e befasuar me vendimin të cilin e ka marrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për të shpallur konkurs për emërimin e kryeprokurorit të Shtetit. Në një reagim të Ambasadës Britanike, thuhet se kishin ofruar mbështetje për rekrutimin e kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa teksa po prisnin përgjigje nga KPK-ja, janë befasuar me vendimin e djeshëm. “Ambasada Britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK-ja, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë ishte befasues”, thuhet në reagim Me këtë veprim, sipas Ambasadës Britanike, KPK-ja e ka humbur një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …