Ambasadori Abbott: Është e rëndësishme që të gjithë të ruhemi në këtë kohë të pandemisë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë apelon qytetarët britanez që të mos udhëtojnë njëherë drejt Kosovës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i këshillon qytetarët britanikë përmes një njoftimi që të mos udhëtojnë drejt Kosovës, përpos rasteve urgjente. Më tutje, në njoftim thuhet se qytetarët britanikë që planifikojnë të largohen nga Kosova duhet ta sigurojnë transportin sa më shpejt që është e mundur. E tërë kjo për shkak të masave të rrepta që i ka marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ambasada i ka paralajmëruar qytetarët britanikë se situata është duke ndryshuar shpejt dhe se ajo do t’i mbajë të inforuar në lidhje më zhvillimet e reja përmes postës elektronike.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …