leoni

Ambasada e Francës nuk e ka përjashtuar ndërmarrjen e masave ndaj atyre që angazhohen për shfuqizimin e GjS

Ambasada e Francës kërcënon se do t’ iu vë sankcione deputetëve që votojnë pezullimin e Gjykatës Speciale

Ambasada e Francës në Prishtinë nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërmarrjes së masave sanksionuese ndaj atyre që angazhohen për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Në deklaratën e ambasadës franceze për këtë çështje thuhet se nuk mund ta paramendojnë që një shkelje serioze e angazhimeve ndërkombëtare në Kosovë ta kalojë pa pasoja. Nga masat sanksionuese është përmendur mos dhënia e vizave të atyre deputetëve që angazhohen për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Sanksionet janë të mundshme nëse situata e kërkon atë. Por, ato mund të diskutohen dhe duhet të vendosen vetëm brenda kornizës evropiane. Nuk mund të paramendohet që një shkelje serioze e angazhimeve ndërkombëtare në Kosovë të kalojë pa pasoja. Ne mendojmë se arsyeja do të mbizotërojë, sepse është në interes të vendit, thuhet në mes tjerash deklaratën e ambasadës së Francës në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …