Ambasada e Gjermanisë ia ka përsëritur kërkesën qeverisë së Kosovës të heqë ndalimin e importit të mallrave nga Serbia

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, ia ka përsëritur kërkesën qeverisë që Kosova të heqë ndalimin e importit të mallrave nga Serbia, duke paralajmëruar se vazhdimi i këtij bllokimi mund të dëmtojë përfshirjen e Kosovës në Procesin e Berlinit. Gjermania ka kërkuar që Kosova të përfaqësohet në CEFTA me fusnotë, një ofertë që Kosova më parë e ka refuzuar. Nëse Kosova vazhdon të bllokojë tregun e përbashkët rajonal, mund të ndodhë që Procesi të vazhdojë pa të. Egzon Osmanaj nga Fondacioni Friedrih Ebert e ka mbrojtur qëndrimin e Kosovës, duke argumentuar se ndalesat e vendosura nga Kosova nuk kanë të bëjnë me tregtinë e lirë, por me çështje të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …