Ambasada e Gjermanisë, në Kosovë, i ka ndryshuar procedurat në dhënien e terminëve për viza

Ambasada e Gjermanisë, në Kosovë,  i ka ndryshuar procedurat në dhënien e terminëve për viza, me qëllim të nisjes së punësimit sipas Rregullës së Ballkanit Perëndimor. Sipas këtyre ndryshimeve, nga 1 janari i vitit 2022, në fillim të secilit muaj do të hapet procedura për caktimin e terminit për vizë pune dhe do të qëndrojë e hapur për 2 deri 3 javë. Po ashtu bëhet e ditur se për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të terminëve, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminët do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …