Tash e gjashtë vite Qeveria hungareze ofron bursa për rinjtë që duan të studiojnë në Hungari. Ky projekt i bursave, i quajtur “Stipendium Hungaricum”, filloi në vitin 2016, dhe në mesin e shteteve përfituese është edhe Kosova. Edhe këtë vit, qeveria hungareze, përkatësisht Ambasada e Hungarisë në Kosovë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për studime në universitetet hungareze për vitin akademik 2021-2022. Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, József Bencze thotë se sivjet kanë rritur në 75 numrin e studentëve kosovarë që do të marrin bursë për studime në shtetin hungarez. Bencze thekson se as pandemia e shkaktuar nga koronavirusi nuk ishte pengesë në projektin e bursave, pasi që shtatori ishte muaji kur 49 studentë nga Kosova morën rrugën për studime në Budapest.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …