Ambasada e Kosovës në Berlin promovuese e vlerave kulturore në Gjermani

Me rastin e shënimit të 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta, në Berlin të Gjermanisë, u organizua një koncert me pianisten e mirënjohur, Lule Elezi, nga Ambasada e Kosovës në Berlin. Në këtë ngjarje artistike, Elezi performoi vepra kombëtare dhe ndërkombëtare për mysafirët e shumtë të cilët ishin prezent. Në këtë organizim kulturor ishin të pranishëm deputetë të Bundestagut gjerman, përfaqësues të ministrive të ndryshme gjermane si dhe përfaqësues të Bundeswehrit. I pranishëm në këtë koncert me rastin e shënimit të 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ishte edhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, si përfaqësues nga Qeveria e Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, përshëndeti mysafirët e pranishëm duke theksuar se vlerat tona kombëtare përbëjnë një pasuri të madhe të kulturës shqiptare. Ai tha se Ambasada e Kosovës në Berlin mbetet promovuese e kulturës shqiptare jo vetëm në rastet e festave të ndryshme por është në vazhdimësi e përkushtuar për krijimin e urave të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …