Ambasada e Kosovës, në Uashington, ka shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë, në një atmosferë festive

Ambasada e Kosovës, në Uashington, ka shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë, në një atmosferë festive

Ambasada e Kosovës në Uashington, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë, në një atmosferë festive, në praninë e shumë miqve, e personaliteteve. Ambasadori i Kosovës, Ilir Dugolli, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës. Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, tha Dugolli, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme që ka dhënë dhe po jep Amerika për Kosovën, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua  me një fjalë rasti edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …