Ambasada e Kosovës, në Vjenë, ka njoftuar për një tubim të veçantë elektoral që do të organizohet për Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësen e tij, Donika Shvarc. Kjo ndodh në një kohë kur këta po intensifikojnë aktivitetet e tyre elektorale pas caktimit të datës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Më parë ata kanë realizuar vizita në Gjermani, ku mbajtën fjalime për diasporën shqiptare, në përpjekje për të siguruar mbështetje dhe vota për zgjedhjet e ardhshme. Kritikët kanë shprehur shqetësim mbi përdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime politike, duke e parë këtë si një shenjë të politizimit të ambasadave. Ndërkohë, mbështetësit e Qeverisë argumentojnë se kjo është një mundësi për të angazhuar dhe informuar diasporën shqiptare për programet dhe politikat e qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …