Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Kosova është lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka vlerësuar lart angazhimin e vendit tonë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Pas riatdhesimit të 11 shtetasve të vendit tonë nga Siria në Kosovë, ambasada amerikane ka vlerësuar se Kosova po ju jep shembull edhe vendeve të tjera. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri. Këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët. Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …