Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e SHBA-së apelon shtetasit e saj që të kenë kujdes për shkak të kërcënimeve nga organizatat terroriste

Siguria në Kosovë gjatë verës nuk është në nivel, pasi që vendit mund t’i vijnë kërcënime nga organizatat terroriste. Kështu po vlerëson Ambasada Amerikane, e cila ka lëshuar alarm sigurie për të gjithë shtetasit e saj që jetojnë në Kosovë. Ky njoftim është bërë për shkak të, siç kanë thënë, kërcënimeve të vazhdueshme nga organizatat terroriste dhe individë të inspiruar nga ideologji ekstremiste. Në njoftimin e ambasadës thuhet se ekstremistët janë të përqendruar në vendet që frekuentohen nga perëndimorët si sheshe, mjete të transportit, e kafiteri. “Gjatë sezonit të verës, masat e sigurisë në Kosovë mbeten të larta për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga organizatat transnacionale terroriste dhe individët e inspiruar nga ideologjia ekstremiste. Ekstremistët vazhdojnë të fokusohen në lokalitetet e turistëve, tubimet publike, qendrat tregtare, mjetet e transportit, kafiteritë dhe objektiva të tjerë, që frekuentohen nga perëndimorët”, thuhet në njoftimin. Ambasada tutje, u rekomandon shtetasve të saj që të jenë të vëmendshëm në vende ku ka turma të mëdha njerëzish, të kujdesen për sigurinë personale, të jenë të kujdesshëm se nga kush rrethohen në ambiente të ndryshme si dhe të ndjekin mediet për t’u njoftuar me më të rejat.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …