Amerika mbështet përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për integrimin ekonomik, thërret Kosovën që t’i bashkohet projektit

Ambasada e SHBA-ve në Beograd kërkon nga Serbia rezultate në hetimin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ia ka përkujtuar Serbisë se nuk ka arritur rezultate në hetimin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi. Qeveria e Serbisë ende nuk ka bërë asnjë përparim në këtë drejtim. SHBA fton organet gjegjëse të Serbisë që të vazhdojnë të hetojnë për të siguruar që kriminelët që kanë kryer këtë akt ndaj vëllezërve Bytyqi,të sillen para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Beograd. Më tutje në deklaratën e ambasadës amerikane thuhet se rasti i vëllezërve Bytyqi është një nga prioritetet kryesore që do të ndikojë në marrëdhëniet bilaterale mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë. Të përkujtojmë se vëllezërit Bytyqi janë shqiptar me shtetësi amerikane dhe i janë bashkuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e Kosovës. Ata janë zënë rob nga ushtria dhe policia serbe dhe janë ekzekutuar në Serbi. Trupat e tyre të ekzekutuar janë gjetur në një varr masiv në serbi në vitin 2001.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …