Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka reaguar ndaj mbylljes së qendrave serbe për punë sociale në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka reaguar ndaj mbylljes së qendrave serbe për punë sociale në Kosovë. Në reagim thuhet se ambasada amerikane është e shqetësuar për këtë veprim “të pakoordinuar”. “Ambasada e SHBA-ve është e shqetësuar nga mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Veprimet e tilla ndikojnë negativisht në mijëra qytetarëve të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë. Nga ana tjetër, në arsyetimin e vendimin për mbylljen e tyre thuhet se mbyllja e objekteve të Qendrës për punë sociale – të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb – është bërë për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Njohësit e rrethanave politike kanë shfaqur brengën mbi mundësinë e ngërçit për krijimin e qeverisë së re

Njohësit e rrethanave politike kanë shfaqur brengën mbi mundësinë e ngërçit për krijimin e qeverisë …