Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka uruar besimtarët e vendit tonë për festën e Fitër Bajramit. Urimi për këtë festë të rëndësishme islame anekënd botës, është bërë në gjuhë të ndryshme. “Për të gjithë ata që po festojnë Bajramin në #Kosovë dhe në mbarë botën: Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak!”, thuhet në postimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
