Zyrtarë të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë nuk kanë dashur ta komentojnë opsionin e ndarjes së Kosovës ose të shkëmbimit të territorit me Serbinë. Ndërsa në Ambasadën Gjermane janë shprehur kundër ndarjes me arsyetimin se një gjë e tillë krijon potencial për efekt destabilizues në rajon dhe më gjerë. Pavarësisht se ditëve të fundit ka pasur deklarime të shumta rreth opsionit tAë ndarjes së Kosovës ose të shkëmbimit të territoreve me Serbinë në kuadër të fazës finale të dialogut, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka vendosur të mos deklarohet rreth këtij opsioni. Të pyetur nëse ShBA-ja mbështet opsionin e ndarjes, duke mos saktësuar, zyrtarët e Ambasadës në fjalë kanë ripërsëritur deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili ditë më parë tha se Kosova duhet të gjejë se cilat janë qëllimet e saj dhe të përpiqet të arrijë një konsensus rreth tyre. Por Ambasada e Gjermanisë ka ripërsëritur qëndrimin e saj, duke lënë të nënkuptohet se qëndron kundër ndarjes së Kosovës. Në anën tjetër kryetari Thaçi, ka pohuar se çështja e Kosovës Lindore mund të bëhet temë e diskutimeve në Bruksel. Një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të cilët duan t’i bashkohen Republikës së Kosovës. Ndërkaq përfaqësuesit e opozitës në vend kanë thënë se në asnjë formë nuk duhet të cenohet integriteti territorial i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …