Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përmes në deklarate ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Sipas deklaratës, një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara. Aty citohet edhe një deklaratë e Presidentit Trump në letrën e tij Presidentit Thaçi: “Ju nxis juve dhe udhëheqësve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me zë të unifikuar gjatë bisedimeve të paqes, dhe që të përmbaheni nga veprimet që mund ta bëjnë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”. Në këtë drejtim, shtohet tutje, “Thërrasim konsiderat nga Kosova dhe tjerët nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit; paqes dhe stabilitetit rajonal; dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejtë integrimit evropian. Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e Dialogut. Presim edhe nga hisedarët tjerë të ndërmarrin masat e tyre konstruktive”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …