Mijëra protestues në Serbi janë duke protestuar kundër miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Shpronësim

Ambasadat e Amerikës, Britanisë e Gjermanisë në Beograd, hodhën poshtë akuzat se vendet e tyre po i financojnë protestat në Serbi

Ambasadat e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Beograd sot hodhën poshtë akuzat se vendet e tyre po financojnë protesta politike apo mjedisore në Serbi dhe vlerësuan se një “akuzë e tillë e dëmshme” nuk pasqyron partneritetin e këtyre vendeve me Serbinë, thuhet në deklaratën e përbashkët me shkrim. Duke folur për protestat mjedisore në Serbi të enjten mbrëma, kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha se “nuk ka fjalë për të përshkruar hipokrizinë e të huajve që financojnë organizatat mjedisore dhe protestat e tyre” dhe tha se financuesit më të mëdhenj janë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania dhe Austria. Në një deklaratë të përbashkët me shkrim, ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë kujtuan se ato vende ishin ndër “partnerët dhe miqtë më bujarë dhe më të besueshëm të Serbisë”, dhe i dhanë asaj ndihmë financiare prej më shumë se tre miliardë euro. Gjithashtu u theksua se SHBA-të, Britania e Madhe dhe Gjermania janë në Serbi që nga fillimi i procesit të tranzicionit demokratik. “Ne jemi të qartë dhe transparent për këtë ndihmë dhe synimet tona: mbështetje për reformën, qeverisjen e mirë, zhvillimin demokratik, tranzicionin e gjelbër dhe prosperitetin”, thuhet në një deklaratë të ambasadave.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …